Aksident në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, lëndohen 3 persona

Një aksident rrugor është regjistruar në vendin e quajtur “Tresh”, në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, ku një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar tre persona. Njëri prej tyre është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa dy të tjerët ndodhen në vendngjarje dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

gijotina.com/

The post Aksident në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, lëndohen 3 persona appeared first on GIJOTINA.