Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd, plagosen dy të mitur

Raportohet se një aksident ka ndodhur në aksin Prrenjas-Librazhd, në zonën e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”

Sipas informacioneve një automjet është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy të mitur.

Të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Elbasanit dhe më pas drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

The post Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd, plagosen dy të mitur appeared first on Lapsi.al.