Banorët e prekur nga projekti TID para bashkisë, kundërshtojnë prishjen e banesave

Familjet që preken nga projekti TID janë rikthyer paraditen e sotme përpara bashkisë së Durrësit. Ndryshimi në projekt për restaurimin e objekteve të kultit (kisha katolike), që më parë ishin klasifikuar për prishje i ka detyruar banorët të kërkojnë informacion dhe transparencë, në lidhje me vijimësinë e tij.

Me një kërkesë të firmosur nga 20 familje i janë drejtuar autoritetit vendor, duke kërkuar transparencë dhe duke nënvizuar se do të vazhdojnë të kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.

Një projekt që mbivendoset mbi historinë, për t’u zëvendësuar me kulla deklarojnë banorët. Përfaqësia e banorëve i është drejtuar Bashkisë së Durrësit për të kërkuar takim me kryebashkiaken, por edhe këtë herë kanë gjetur dyert e mbyllura.

The post Banorët e prekur nga projekti TID para bashkisë, kundërshtojnë prishjen e banesave appeared first on Lapsi.al.