Veliaj çon çështjen në Gjykatën e Lartë për zëvendësimin e masës së sigurisë! Depozitimi u bë dy ditë pas ndryshimit të praktikës nga KOLEGJI! JA DATA

Këtë të martë është zbuluar data se kur do të shqyrtohet rekursi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në Gjykatën e Lartë. Data është caktuar në 28 maj sipas njoftimit zyrtar në faqen online të gjykatës dhe relatore është caktuar gjyqtarja Albana Boksi.

Rekursi i depozituar nga Veliaj vjen si kërkesë për rrëzimin e masës së sigurisë.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, është bërë objekt hetimesh nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të një procesi penal që lidhet me akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre.