Biznesmeni Endri Meksi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme –

Biznesmeni Endri Meksi është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Meksi, i cili është dhe pronar i televizionit MCN, është paraqitur i vetëm në ambJentet e Prokurorisë, ndërsa nuk dihet ende se për çfarë ka shkuar në SPAK.

Kujtojmë se Meksi, publikisht ka denoncuar se ka marrë kërcënime me jetë, ndërsa ka shtuar se i rrezikohet jeta.

Madje ai ka deklaruar se për rastin në fjalë ka bërë dhe denoncim në polici.

Vetëm pak ditë në parë në ambientet e një dyqani MCN Get Connected në pronësi të Meksit ishte vendosur një sasi eksploziv, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.