Biznesmeni Endri Meksi është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.
Meksi, i cili është dhe pronar i televizionit MCN, është paraqitur i vetëm në ambJentet e Prokurorisë, ndërsa nuk dihet ende se për çfarë ka shkuar në SPAK.
Kujtojmë se Meksi, publikisht ka denoncuar se ka marrë kërcënime me jetë, ndërsa ka shtuar se i rrezikohet jeta.
Madje ai ka deklaruar se për rastin në fjalë ka bërë dhe denoncim në polici.
Vetëm pak ditë në parë në ambientet e një dyqani MCN Get Connected në pronësi të Meksit ishte vendosur një sasi eksploziv, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
The post Biznesmeni Endri Meksi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme appeared first on GIJOTINA.