Një konflikt i dhunshëm i ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Fier ka përfunduar me dy persona të plagosur, ndërsa policia ka shpallur në kërkim një 36-vjeçar, i dyshuar si një nga autorët e ngjarjes.
Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 23:00, në spitalin rajonal të Fierit kanë mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasit Renato Hoxha, 28 vjeç, dhe Devi Hoxha, 28 vjeç. I pari ka marrë dëmtime në kokë të shkaktuara me sende të forta, ndërsa i dyti ka mbetur i plagosur me mjet prerës.
Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes disa personave, i cili më pas ka degraduar në përdorimin e dhunës dhe mjeteve prerëse.
Policia ka identifikuar si një nga personat e përfshirë shtetasin me iniciale K. S., 36 vjeç, banues në fshatin Vadhizë, i cili është shpallur në kërkim për përfshirje në konflikt.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
The post Sherr me sende të forta dhe mjete prerëse mes të rinjve në Fier, dy persona mbeten të plagosur appeared first on GIJOTINA.