Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk të Lushnjës. Një 70-vjeçar ka humbur jetën, në vendin e quajtur ‘Rruga e Rezervuarit’. Viktima, Hekuran Riza Xhelo, drejtonte mjetin bujqësor tip zetor kur ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë rruge dhe duke u përmbysur.
Si pasoje drejtuesi 70-vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje.
The post Humbi kontrollin e zetorit dhe u përmbys, ndërron jetë drejtuesi 70-vjeçar në Lushnjë appeared first on Lapsi.al.