Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Laç.
Lënda plasëse është vendosur në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh
“Rreth orës 03:00, në qytetin e Laçit, në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.
gijotina.com/
The post Shpërthim i fuqishëm në Laç, tritol pranë një biznesi në kompleks shërbimesh appeared first on GIJOTINA.