Traktori e zuri poshtë, humb jetën 61-vjeçari

Një aksident fatal është regjistruar pasditen e së shtunës në ishullin Kos, në zonën e Masticharit në Greqi. Një 61-vjeçar humbi jetën pasi traktori që drejtonte u përmbys. Sipas mediave greke, burri po tentonte të kalonte përmes një përroi kur humbi kontrollin e mjetit bujqësor, i cili u kthye përmbys duke e zënë poshtë.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për ta nxjerrë nga traktori, por 61-vjeçari ishte pa shenja jete kur u nxor nga vendi i ngjarjes.

The post Traktori e zuri poshtë, humb jetën 61-vjeçari appeared first on Lapsi.al.