LAJM I FUNDIT/ Ekzekutohet në atentat një biznesmen në Sarandë (EMRI)

Një atentat me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjashtë të Sarandës.

Sipas informacioneve paraprake, viktimë ka mbetur pronari i një karburanti i identifikuar si Rexhep Ismaili 66 vjeç, i cili ka marrë një plumb në kokë.

Ngjarja ka ndodhur pranë pikës së karburantit në pronësi të 66-vjeçarit. Rezulton se Rexhep Ismaili është dhe kryetar i Shoqatës Çamëria, dega Sarandë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie ndërsa rrethanat e vrasjes vijojnë të jenë të paqarta.

/Lajmi po përditësohet…

The post LAJM I FUNDIT/ Ekzekutohet në atentat një biznesmen në Sarandë (EMRI) appeared first on Lapsi.al.