Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Adriatik Kupi, së bashku me Drejtorin e Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, zhvilluan një kontroll të befasishëm dhe të plotë në ambientet e IEVP të Fushë Krujës.
Kontrolli nisi në orën 17:30 dhe përfundoi në 19:30. Gjatë operacionit u konstatuan dhe u sekuestruan 3 telefona celularë, 3 ora/telefon, mjete të improvizuara të mprehta dhe sende të tjera të palejuara.
Në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve thuhet se ky aksion është një mesazh për çdo tentativë për të cenuar sigurinë, rendin dhe rregullin në institucionet e vuajtjes së dënimit do të goditet menjëherë dhe pa kompromis.
Aksionet vijnë pas publikimit në media të pamjeve se si në burgun e Durrësit, emra të njohur për drejtësinë festonin me celularë në duar duke thyer çdo rregull. ©LAPSI.al
The post PAMJET/ Aksion në burgun e Fushë Krujës, gjenden 3 celularë dhe një “mal” me karikues appeared first on Lapsi.al.