Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në Elbasan në afërsi të një banese private pranë Urës së Lizës.
Sipas informacioneve paraprake, një 56-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri, ndërsa dyshohet se akti është kryer në kushte të rënduara psikologjike.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
Paraprakisht, nuk dyshohet për përfshirjen e personave të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë.
The post Të shtëna me armë zjarri në një banesë në Elbasan, një person i vrarë appeared first on GIJOTINA.