Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, si rezultat i kontrolleve finalizuan operacionin e koduar “Parandalimi 2”.
Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale A. K., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në furgonin e tij, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjetën disa qese me rreth 3250 fara të dyshuara narkotike kanabis dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për kultivimin e bimëve narkotike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
The post Tentoi të trafikonte fara kanabisi me furgon, kapet 24 vjeçari në Durrës appeared first on Lapsi.al.