Të akuzuar për tenderin e tunelit të Llogarasë, paraqiten në SPAK dy ish-vartësit e Ballukut (Emrat)

Ish kreu i ARRSH, Gentian Gjyli dhe ish administratori i KESH, Erlad Elezi janë paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Gjyli dhe Elezi, ish vartësit e Belinda Ballukut janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Ata akuzohen për tenderin e tunelit të Llogarasë, çështje për të cilën u mor e pandehur edhe, Belinda Balluku.

The post Të akuzuar për tenderin e tunelit të Llogarasë, paraqiten në SPAK dy ish-vartësit e Ballukut (Emrat) appeared first on GIJOTINA.