Përgjaket Durrësi/ Tjetër aksident me vdekje te Kepi i Rodonit

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku për pasojë ka mbetur i pajetë një person.

Mediat raportojnë se një person me iniciale A.K., i cili drejtonte një motomjet me 4 rrota, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ai ka ndërruar jetë, ndërkohë që një grua e cila ishte me të në motomjet, ka arritur të shpëtojë.

Ky aksident vjen pas tragjedisë që ndodhi më herët gjatë ditës së sotme në Durrës, ku një automjet përplasi 5 fëmijë që ishin duke luajtur në trotuar, duke lënë të vdekur 2 prej tyre dhe të plagosur rëndë një tjetër. /LAPSI.al

The post Përgjaket Durrësi/ Tjetër aksident me vdekje te Kepi i Rodonit appeared first on Lapsi.al.