Aksident në Durrës/ Dy fëmijë 10 vjeç humbin jetën, një i tretë në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës.

Sipas policisë, një makinë i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, banor i zonës, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në Durrës/ Dy fëmijë 10 vjeç humbin jetën, një i tretë në gjendje të rëndë appeared first on Lapsi.al.