E rëndë në Durrës, 2 fëmijë humbin jetën nga përplasja e makinës,, plagoset rëndë një tjetër

Një aksident tragjik është regjistruar në Durres, ku 2 të mitur kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit, ku një automjet ka përplasur 2 fëmijët. Si pasojë e përplasjes, të miturit ka ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër ka mbetur i lënduar.

Fëmijët, shokë të së njëjtës lagje, kanë qenë në trotuarë duke luajtur, ndërsa në automjet tip Benz ML që lëvizte, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur të miturit.

Drejtuesi i mjetit, banor i zonës, fillimisht tentoi te arratisej, por është arrestuar nga policia, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

gijotina.com/

The post E rëndë në Durrës, 2 fëmijë humbin jetën nga përplasja e makinës,, plagoset rëndë një tjetër appeared first on GIJOTINA.