Dritë jeshile për trajtimin e malaries te foshnjat, OBSH miraton ilaçin e dedikuar

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar trajtimin e parë kundër malaries të zhvilluar posaçërisht për foshnjat, duke hapur rrugën për përdorim më të gjerë në nivel global. Ilaçi, Artemether-lumefantrine, synon të zëvendësojë praktikat e deritanishme, ku foshnjat trajtoheshin me doza të përshtatura për fëmijë më të rritur, shpesh me rreziqe shtesë.

Sipas OBSH-së, ky zhvillim është i rëndësishëm në luftën kundër malaries, e cila vetëm në vitin 2024 shkaktoi rreth 610 mijë viktima, kryesisht fëmijë në Afrikë. Trajtimi i ri është i përshtatshëm për foshnja shumë të vogla dhe mund të merret lehtësisht i tretur në lëngje apo qumësht gjiri.

The post Dritë jeshile për trajtimin e malaries te foshnjat, OBSH miraton ilaçin e dedikuar appeared first on Lapsi.al.