Operacion antidrogë në Elbasan! Gjykata lëshon 20 urdhërkontrolle banesash dhe disa masa ndalimi –

Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia dhe Prokuroria e Posaçme (SPAK) në qarkun e Elbasanit, ku janë ushtruar kontrolle në disa zona të ndryshme.

Raportohet se aksioni është përqendruar në Prrenjas, Librazhd dhe qytetin e Elbasanit, ndërsa Gjykata ka lëshuar urdhërkontrolle për rreth 20 banesa.

Në kuadër të këtij operacioni, janë dhënë 18 masa ndalimi për persona të dyshuar, ndërsa veprimet hetimore vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal.

Detaje të mëtejshme pritet të bëhen publike në vijim nga autoritetet.