Trump paralajmëron tërheqje të trupave amerikanë nga Italia dhe Spanja

Donald Trump po shqyrton mundësinë e reduktimit të numrit të trupave amerikane në Spanjë dhe Itali, ndërsa SHBA-të rivlerësojnë praninë e tyre të përgjithshme ushtarake në Evropë për shkak të mosmarrëveshjeve me aleatët mbi luftën në Iran.

“Dua të them, ata nuk e kanë treguar tamam mbështetjen e tyre”, tha Trump kur u pyet për reduktimin e numrit të trupave në Itali dhe Spanjë .

“Po, ndoshta do ta bëj, pse të mos e bëj? Italia nuk ka ndihmuar fare. Spanja ka qenë e tmerrshme. Absolutisht”, tha Trump duke theksuar gjithashtu se po shqyrtonte reduktimin e trupave në Gjermani.

Merz tha më parë këtë javë se Shtetet e Bashkuara janë të poshtëruara nga Irani, megjithëse tha gjithashtu se marrëdhënia e tij me Trump mbetet e mirë. Duke folur nga Zyra Ovale, ai përsëriti kritikat e tij, veçanërisht ndaj Kancelarit gjerman Friedrich Merz.

“Dua të them, ai po bën një punë të tmerrshme”, shtoi ai, duke iu referuar Merz.

The post Trump paralajmëron tërheqje të trupave amerikanë nga Italia dhe Spanja appeared first on Lapsi.al.