Ndryshime në radhët e Policisë, emërohet drejtori i ri në Hetimin e Krimit Ekonomik

Në radhët e Policisë së Shtetit janë bërë të tjera ndryshime, me firmë të drejtorit të ri, Skënder Hita.

Kështu Florjan Rrasa është emëruar Drejtor për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policia e Shtetit.

Ky pozicion ka rol kyç në hetimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale që lidhen me krimin ekonomik dhe financiar në nivel kombëtar.

Ndërkohë, Taulant Gjoka është emëruar Zëvendësdrejtor për Rendin Publik në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

The post Ndryshime në radhët e Policisë, emërohet drejtori i ri në Hetimin e Krimit Ekonomik appeared first on GIJOTINA.