Sërish zjarr në Tiranë! Përfshihet nga flakët pallati pranë burgut 313, zjarrfikëset në vendngjarje –

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë, në rrugën “Jordan Misja”, pranë burgut 313.

Sipas raportimeve zjarri ka rënë në katin e pestë të një pallati, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Mësohet se zjarrfikëzja ka shkruar në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të shuajë flakët, por një hyrje ka mbetur e djegur.