“Lufta do të përfundojë shumë shpejt”, Trump: Irani ka pranuar të dorëzojë Uraniumin

Presidenti amerikan Donald Trump deklaron se Irani ka rënë dakord të dorëzojë uranium të pasuruar në nivel të lartë, që ai e quan “pluhur bërthamor”.

Sipas Trump, materiali ishte varrosur pas sulmeve ajrore të SHBA ndaj objekteve bërthamore iraniane vitin e kaluar.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim nga ana e Iranit që një marrëveshje e tillë është arritur gjatë bisedimeve me zyrtarët amerikanë.

Termi “pluhur bërthamor” është përdorur nga Trump për të përshkruar uraniumin e pasuruar, për të cilin Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka thënë se mbetet i groposur thellë nën tokë pas goditjeve amerikane në qershor ndaj tre objekteve kryesore bërthamore.

Në një intervistë për Fox News, një ditë pas sulmit të ndërmarrë nga Uashingtoni, Trump u shpreh i sigurt për rezultatin e konfliktit.

“Lufta me Iranin do të përfundojë shumë shpejt dhe ne do të dalim qartësisht fitimtarë”, tha ai.

gijotina.com/

The post “Lufta do të përfundojë shumë shpejt”, Trump: Irani ka pranuar të dorëzojë Uraniumin appeared first on GIJOTINA.