Një incident është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Zvërnecit, pranë Manastirit, ku dy autobusë janë bllokuar gjatë tentativës për t’u shkëmbyer në një segment të ngushtë rruge.
Për pasojë, mjeti ka mbetur i bllokuar, duke penguar qarkullimin në këtë segment rrugor. Në vendngjarje ndodhen disa persona që po punojnë për zgjidhjen e situatës dhe nxjerrjen e mjetit nga pozicioni i vështirë.
Sipas informacioneve, në autobusa ndodheshin nxënës që ishin në një udhëtim shkollor. Megjithatë, nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.
Situata është shkaktuar nga ngushtësia e rrugës dhe vështirësia për kalimin e mjeteve të mëdha në këtë zonë.
gijotina.com/
The post Bllokohen dy autobusa me nxënës në Zvërnec, një prej tyre del nga rruga appeared first on GIJOTINA.