Triumf për Shqipërinë, Briken Calja fiton medaljen e artë

Briken Calja lë gjurmë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes. Peshëngritësi shqiptar u shpall kampion i Europës në stilin e shtytjes, duke  treguar kështu se mbetet një nga më të mirët. Fillimisht, Calja nuk ngriti dot 185 kg, por përmirësoi gjithçka më pas, duke ngritur 187 kg, rezultat ky që i dha medaljen e artë.

Në stilin e shkëputjes, Calja u pozicionua vetëm në vendin e katërt me 153 kg. Në dygarësh me 340 kg, Calja mori edhe medaljen e argjentë. Kampionati Europian i Peshëngritjes mbahet në Gjeorgji.
gijotina.com/

The post Triumf për Shqipërinë, Briken Calja fiton medaljen e artë appeared first on GIJOTINA.