Riaktivizohet zjarri në landfillin e Bushatit, reshjet e shiut nuk i shuan dot flakët

Zjarri në landfillin e Bushatit është riaktivizuar.

Raportohet se flakët, të cilat kishin përfshirë venddepozitimin e mbetjeve, janë ndezur sërish megjithëse në zonë pati reshje shiu.

Zjarri ka nisur që prej datës 19 prill dhe, ndonëse reshjet dukeshin të ndihmonin në fikjen e tij, gjendja u rikthye në alarm kur mbrëmë u shënua riaktivizimi i flakëve.

Në vendngjarje vijon puna e forcave zjarrfikëse, të cilat po përdorin ujin për të goditur flakët dhe përpjekjet për fikje po mbështeten nga mjete të tonazhit të rëndë.

The post Riaktivizohet zjarri në landfillin e Bushatit, reshjet e shiut nuk i shuan dot flakët appeared first on GIJOTINA.