Kërkon të mos mbahet në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore, Ilir Meta paraqet kërkesën: Dua të jem në sallë krah avokatit

Ilir Meta ka kërkuar që të mos mbahet në kafaz xhami gjatë seancave gjyqësore për të.

Ai ka paraqitur kërkesën ku shpreh mendimin për të qëndruar krah avokatit të tij. Kërkesë të ngjashme kanë bërë më herët edhe Erion Veliaj e Ilir Beqaj.

Kjo është kërkesa e dytë në GJKKO për këtë çështje dhe vjen në një kohë që në 27 prill nis gjyqi në themel në Gjykatën e Posaçme, për dosjen e ish-Presidentit Ilir Meta.