Pas skenave në protestën e fundit të opozitës, ku disa deputetë lotuan live në TV nga gazi lotsjellës, militantët e PD duket se janë gati të sakrifikohen për ta në protestën e radhës.
Në foltoren e sotme, njëri prej tyre tha se policia më mirë të rrihte ata, se sa t’u sulej deputetëve të PD.
“Mirë ne të tjerëve, por si u sulesh deputetëve? Si i sulesh një profesori si Luçiano Boçi?”, tha ai.
Kjo po që është frymë revolucionare!