E rëndë në Peshkopi, burri tërhiqet zvarrë nga kali për 500 metra dhe ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Zallë-Kalis, në Njësinë Administrative Sllovë, Bashkia Peshkopi, ku një 67-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari është tërhequr zvarrë nga kali për rreth 500 metra. Për shkak të terrenit të vështirë malor, me gurë dhe drunj, ai ka pësuar dëmtime të rënda në trup, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur bluzat e bardha të spitalit të Peshkopi dhe ambulanca, por fatkeqësisht 67-vjeçari është gjetur pa shenja jete.

Trupi i pajetë është transportuar drejt Tiranës për ekspertizë në mjekësinë ligjore, i shoqëruar nga policia dhe mjekët, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
gijotina.com/

The post E rëndë në Peshkopi, burri tërhiqet zvarrë nga kali për 500 metra dhe ndërron jetë appeared first on GIJOTINA.