Komedia “sonte do darkojmë në shtrat”, sot në teatrin eksperimental

Një burrë largon gruan për te nëna e saj dhe fton në shtëpi të dashurën që të festojë ditëlindjen e saj. Pas një telefonate gabim, në shtëpi bëhen tre çifte, secili me qëllimet e veta të fshehta—tradhti, aventura apo prova për marrëdhënien.

Plani i tyre “perfekt” fillon të prishet sapo gënjeshtrat dalin në sipërfaqe. Keqkuptime, xhelozi dhe situata absurde krijojnë një zinxhir ngjarjesh komike, ku gjithçka del jashtë kontrollit dhe marrëdhëniet vihen në provë. Një surprizë e këndshme, interpretime të shkëlqyera, origjinale dhe moderne. Nuk duhet humbur për asnjë arsye.
#rroftëteatriantisistem.

The post Komedia “sonte do darkojmë në shtrat”, sot në teatrin eksperimental appeared first on Lapsi.al.