Aksident fatal në Kukës, makina përplas për vdekje këmbësorin 64 vjeçar –

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën Kukës-Bicaj, me pasoja në jetë njerëzish.

Një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes në afërsi të aeroportit të Kukësit.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Passat” me targa AB475SG ka përplasur një këmbësor, duke e hedhur në xhamin e përparmë të makinës.

Si pasojë e përplasjes së fortë, këmbësori ka pësuar dëmtime të rënda. Edhe pse iu dha ndihma e parë mjekësore, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë transportimit për në spitalin e Kukësit.

Njoftimi

Kukës/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Bicaj – Kukës, shtetasi F. B., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. H., 64 vjeç, banues në fshatin Bicaj.

Si pasojë, 64 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.