Një 28-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit kundër call-centerave. Policia njofton se bëhet fjalë për David Prendin, i lidhur me strukturën e zbuluar në ambientet e “Atti Tower”.
Urdhri i arrestit është lëshuar nga SPAK. Ndaj tij rëndojnë akuzat për mashtrim kompjuterik, kryer në bashkëpunim, si dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të këtij rrjeti
The post Aksioni ndaj call-center, arrestohet 28-vjeçari që dyshohet për mashtrim kompjuterik appeared first on Lapsi.al.