Demokrati kritika Berishës: Jemi të lodhur, njerëzit po zvogëlohen, ndryshoni strategji në protesta

Pas dështimit të protestës së djeshme për shkak të numrit të vogël të pjesëmarrësve, një demokrat ka shfaqur kritika hapur ndaj Sali Berishës gjatë një bashkëbisedimi në rrjetet sociale.

Ai i tha Berishës se duhet ndryshuar strategjia e protestave, pasi njerëzit janë lodhur dhe po zvogëlohen dita-ditës.

Erzen Rexha: A do ketë ndryshim strategjie në protestën e radhës sepse besoj se kushtet janë prekur për një ndryshim strategjie sepse kjo lloj strategjie po më bind që njerëzit janë lodhur dhe po zvogëlohen?

Sali Berisha: Strategjia edhe mund të ndryshojë, por protestat do të vazhdojnë si rruga e vetme për t’u dëshmuar shqiptarëve se ne nuk pajtohemi kurrë as nuk trembemi, as nuk frikësohemi, as nuk mposhtemi dhe nuk pranojmë kurrë qëndrimin e kësaj organizate kriminale ndaj shqiptarëve.