DAP ka zbarkuar mëngjesin e kësaj të shtune, në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku ka nisur kontrolle të befta në qeli.
Sipas burimeve, forcat operacionale të DAP janë nisur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve.
Operacioni përfshin kontroll të thelluar në të gjithë ambientet e institucionit, ndërsa në terren po zhvillohen veprime nëpërmjet një numri të konsiderueshëm mjetesh dhe personeli operacional.
Deri më tani nuk ka të dhëna shtesë në lidhje me shkaqet e urdhërit apo rezultatin e kontrollit.
The post DAP zbarkon në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, nisin kontrollet e befta në qeli appeared first on GIJOTINA.