Protesta e PD zhvendoset te Parlamenti, policia përdor ujë me presion për shpërndarjen e turmës –

Protesta e opozitës e zhvilluar në bulevardin para Kryeministrisë, po zhvendoset drejt Parlamentit.

Numri dy i PD, deputeti Flamur Noka dhe deputetë të tjerë të opozitës janë zhvendosur në drejtim të Kuvendit, ku policia ka vendosur kordonin, për të mos lejuar protestuesit.

Në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit, pranë xhamisë së Namazgjasë, policia ka vendosur barrikadë për të penguar kalimin e protestuesve drejt godinës së Kuvendit.

Protesta e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë është zhvendosur drejt Parlamentit, ku protestuesit janë grumbulluar në vijim të tubimit.

Policia ka ndërhyrë sërish për të kontrolluar situatën, duke vendosur një gardh efektivësh në zonën pranë xhamisë së Namazgjasë, me qëllim ndalimin e avancimit të turmës.

Sipas raportimeve nga terreni, forcat e rendit kanë përdorur ujë me presion për të shpërndarë protestuesit, ndërsa përplasjet kanë vijuar në disa momente.

Protestuesit kanë qëndruar përballë kordonit policor, ndërsa situata mbetet e tensionuar dhe e paqëndrueshme në zonën përreth Parlamentit.

gijotina.com/