Policia nuk lejon protestuesit të shkojnë në Kuvend, nisin përplasjet fizike

Pas hedhjes së molotovëve jashtë Kryeministrisë, protestuesit tentuan të largoheshin drejt godinës së Kuvendit.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, ndërsa pati edhe përplasje fizike.

Policia u kundërpërgjigj me ujë, ndërsa protestuesit nuk kanë mundur të shkojnë pranë Kuvendit.

Menjëherë pas fjalës së Berishës, nisi hedhja e molotovëve. Nga kundërpërgjigja e policisë me gaz lotsjellës, mbetën të lënduar Flamur Noka, Aulon Kalaja dhe Luciano Boçi.

gijotina.com/

The post Policia nuk lejon protestuesit të shkojnë në Kuvend, nisin përplasjet fizike appeared first on GIJOTINA.