Policia nuk lejon protestuesit të shkojnë në Kuvend, nisin përplasjet fizike –

Pas hedhjes së molotovëve jashtë Kryeministrisë, protestuesit tentuan të largoheshin drejt godinës së Kuvendit.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, ndërsa pati edhe përplasje fizike.

Policia u kundërpërgjigj me ujë, ndërsa protestuesit nuk kanë mundur të shkojnë pranë Kuvendit.

Menjëherë pas fjalës së Berishës, nisi hedhja e molotovëve. Nga kundërpërgjigja e policisë me gaz lotsjellës, mbetën të lënduar Flamur Noka, Aulon Kalaja dhe Luciano Boçi.

gijotina.com/