Detaje të reja/ Si ndodhi plagosja me armë në Tiranë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kësaj të premteje në kryeqytet ku një person u qëllua me armë zjarri.

Siç raportojnë mediat, sherri ka ndodhur për shkaqe banale dhe i lënduari ka plagë në pjesën e barkut.

Autori dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit dhe është komshi me të lënduarin. I plagosuri është identifikuar si Ilirjan Dosti, për të cilin thuhet se është jashtë rrezikut për jetën në spital.

“Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Ilirjan Dosti., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

The post Detaje të reja/ Si ndodhi plagosja me armë në Tiranë appeared first on Lapsi.al.