8 km rrugë në këmbë për dy nxënës, ndërron jetë nga ataku kardiak mësuesi në Maliq

Alban Bejleri, mësues në fshatin Marjan, në bashkinë e Maliqit ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një ataku kardiak.

Bejleri, i cili kishte një eksperiencë prej tre dekadash në arsim, kishte jetuar pesë vitet e fundit në këtë zonë të thellë, ku jepte mësim për vetëm dy nxënës.

Sipas raportimeve në media, ai përshkonte çdo ditë në këmbë rreth 7 deri në 8 kilometra për të arritur në shkollë, duke u përballur me kushte të vështira infrastrukturore dhe lodhje fizike.

Familjarët dhe kolegët e tij kanë reaguar me dhimbje dhe indinjatë pas ngjarjes, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe për përgjegjësinë e politikës në sistemin arsimor, sidomos në zonat rurale.

The post 8 km rrugë në këmbë për dy nxënës, ndërron jetë nga ataku kardiak mësuesi në Maliq appeared first on GIJOTINA.