Shkrumbohet totalisht gjatë natës automjeti në Vlorë

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme, para mesnatës, përgjatë rrugës Transballkanike në Vlorë. Zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa mjeti ka qenë i parkuar.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, por dëmet në automjet janë të konsiderueshme, duke e shkatërruar atë pothuajse plotësisht. Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të rënies së zjarrit.

The post Shkrumbohet totalisht gjatë natës automjeti në Vlorë appeared first on Lapsi.al.