Zjarri që “përpiu” pallatin dyshohet se nisi nga marketi, mungonin shkallët e emergjencës

Zjarri që përfshiu një pallat të tërë pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, dyshohet se nisi nga një market që ndodhej në katin e parë.

Flakët më pas u ngjitën në godinë përmes fasadës së jashtme, duke arritur deri në katin e 12-të.

Deri më tani raportohen 7 persona të raportuar, mes tyre zjarrfikës dhe policë, ndërsa nuk ka ende një bilanc të dëmeve, të cilat duken kolosale.

Raportohet se pallati ishte pa shkallë emergjence.

U deshën shkallët e zjarrfikëses për të evakuuar banorët. Po ashtu, godina ishte pa hidrantë të jashtme.

gijotina.com/

The post Zjarri që “përpiu” pallatin dyshohet se nisi nga marketi, mungonin shkallët e emergjencës appeared first on GIJOTINA.