Zjarri te kompleksi i pallateve, shtatë persona të shtruar në QSUT

QSUT ka reaguar lidhur me situatën e qytetarëve të prekur nga zjarri që përfshiu kompleksin e banimit në Tiranë.

Mësohet se 7 persona janë plagosur ose asfiksuar nga flakët. Bëhet fjalë për 4 qytetarë dhe 3 zjarrfikës që po trajtohen për asfiksi. Dy prej tyre janë duke marrë trajtim në spitalin e djegie-plastikës, ndërsa 4 të tjerë po trajtohen në urgjencë.

Situata është kritike, kompleksi i banimit thuajse është shkrumbuar plotësisht. Një helikopter i ka ardhur në ndihme ekipeve zjarrfikëse dhe ka ndërhyrë nga ajri për të shuar flakët. Gjithashtu janë angazhuar edhe 6 ekipe zjarrfikëse, emergjenca civile dhe forca ushtarake.

The post Zjarri te kompleksi i pallateve, shtatë persona të shtruar në QSUT appeared first on Lapsi.al.