Një zjarr i madh ka përfshirë kompleksin e pallateve pranë farmacisë nr.10 në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi në katin e sipërm të godinës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.
Nuk ka ende të dhëna për persona të lënduar, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarje.
Flakët përpinë të gjithë pallatin duke e djegur brenda pak minutash, ndërsa banorët nxituan të evakuoheshin. Në pamjet e siguruara shiheshin nëna me foshnje duke dalë nga pallati, si dhe të moshuar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen disa forca zjarrëfikëse, por mbeten ende të paqarta rrethanat sesi ra zjarri që dogji gjithë fasadën e jashtme të banesës.
gijotina.com/
The post Pamje dramatike nga zjarri pranë QSUT-së, flakët përpijnë pallatin. evakuohen banorët appeared first on GIJOTINA.