Lushnjë/ Zjarr në pallatin pranë spitalit, dyshohet për veprim të qëllimshëm

Një zjarr ka rënë në një pallat shumëkatësh në lagjen “Gjevdet Nepravishta”, pranë spitalit të Lushnjë, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Flakët janë konstatuar fillimisht nga vetë banorët, të cilët pasi kanë parë tymin kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, zjarri u izolua në një apartament në katin e tretë, duke shmangur përhapjen në banesat e tjera të pallatit.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht nga pronari i banesës, një 40-vjeçar, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Burime nga policia bëjnë me dije se ai mund të ketë probleme të shëndetit mendor.

 

Aktualisht, autoritetet janë në kërkim të 40-vjeçarit, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkaqeve të zjarrit
gijotina.com/

 

The post Lushnjë/ Zjarr në pallatin pranë spitalit, dyshohet për veprim të qëllimshëm appeared first on GIJOTINA.