Një zjarr ka rënë në një pallat shumëkatësh në lagjen “Gjevdet Nepravishta”, pranë spitalit të Lushnjë, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.
Flakët janë konstatuar fillimisht nga vetë banorët, të cilët pasi kanë parë tymin kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, zjarri u izolua në një apartament në katin e tretë, duke shmangur përhapjen në banesat e tjera të pallatit.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
The post Zjarr masiv në pallatin pranë spitalit të Lushnjës appeared first on Lapsi.al.