Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Kuç, ku fillimisht janë përplasur dy automjete dhe më pas është përfshirë edhe një i tretë. Sipas informacioneve, i lënduar ka mbetur njëri prej drejtuesve të mjeteve i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga aksidenti raportohen edhe dëme të shumta materiale. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
The post Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve appeared first on Lapsi.al.