Rama për opozitën: Shkojnë dhe lehin në Bruksel, i gënjen mendja se mund të na mundin

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim pasditen e së shtunës me socialistët e Lushnjës, në kuadër të turit të tij me Asamblenë e PS. Gjatë fjalës, ai kritikoi opozitën duke e akuzuar se përmes qëndrimeve të saj në Bruksel po përpiqet të dëmtojë rrugën dhe progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Sipas Ramës, një sjellje e tillë nuk është parë te opozitat e vendeve të tjera të rajonit si Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi. Ai shtoi se opozita do të përballet me humbje edhe më të thella në zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk ka ndodhur që partitë të nisen pas berihajit dhe të shkojnë në kryeqytetet e Europës dhe të bëjnë copash vendin e tyre. Këtë me keqardhje e them që e bëjnë veç ata, që nuk mund të them që i kemi përballë, se i kemi mbrapa, gjithmonë e më mbrapa. Nuk ndodhin këto gjëra, nuk dalin njerëzit nga vetja të sakatojnë vendin e tyre në gjuhë të huaj.

I gënjen mendja se mund të na mundin neve këtu duke dalë në televizor jashtë shtetit, i gënjen mendja se mund të na mundin neve këtu duke lehur në Bruksel. I gënjen mendja se do të na ulin neve dhe do të lartësojnë veten, sa më shumë ta bëjnë këtë aq më shumë do të zhyten”, tha Rama.

The post Rama për opozitën: Shkojnë dhe lehin në Bruksel, i gënjen mendja se mund të na mundin appeared first on Lapsi.al.