Policia e Tiranës zbuloi një bazë armësh që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale. Armët mbaheshin në një banesë private në Picallë të Tiranës.
Në total u sekuestruan 5 automatikë, 1 pushkë dhe 3 pistoletë, 1 armë gjahu, silenciator, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të policisë, rreth 900 fishekë luftarakë, fitila zjarr përcjellës dhe kapsolla detonatore.
Blutë shpallën në kërkim zotëruesin e bazës së armatimit, Oltjan Qershori 41 vjeç, ndërsa arrestuan nënë e tij 66-vjeçare, të cilën e gjetën në banesë. Oltjan Qershori rezulton të ketë qenë më herët pjesë e Forcave të Armatosura, por është përjashtuar nga ushtria për sjellje jo korrekte pak vite më parë. Qershori nuk rezulton me precedent të regjistruar, por ka dyshime se po bashkëpunonte me grupe kriminale për shitjen e tyre. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë, nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.
The post Zbulohet bazë armësh në banesën në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja, në kërkim i biri appeared first on Lapsi.al.