Nga primaret te protesta e 17 prillit, Berisha zbulon skenarët dhe kriteret e zgjedhjeve –

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, artikuloi qëndrimin e tij për zgjedhjet lokale dhe protestën e paralajmëruar më 17 prill, duke i vendosur të dyja në të njëjtin kornizim politik: largimin e Edi Ramës si kusht paraprak.

Berisha deklaroi se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve do të fokusohet te përfaqësimi, por pa dhënë kritere konkrete apo mekanizma për këtë proces.

“Do të bëjmë gjithçka të kemi kandidatët më përfaqësues. Theksoj se rruga e vetme për zgjedhje të lira e të ndeshmë është largimi i Ramës. Çdo iluzion se ai pranon zgjedhje të ndershme është mbështetje e hapur për diktaturën”, tha ai.

Lidhur me protestën që pritet të zhvillohet më 17 prill, Berisha tha se nuk do të jetë e dhunshme.

“Ne nuk synojmë të marrim pushtet me dhunë. Protesta tona nuk kanë përmbysur qeverinë por kanë arritur diskriminimin më të madh të qeverisë, përfaqësuan shqiptarët me dinjitet kur lobistë rracistë anti-shqiptarë thanë se shqiptarët janë të pa ndjeshëm për vjedhjet e bëra. Jam i sigurt që protestuesit do të donin një tjetër skenar. Por jam i bindur që skenarët paqësor do të na bëjnë të arrijmë qëllimin tonë”, tha ai.